Ka ndërruar jetë historiani i njohur drenicas, Ibrahim Çitaku.
Ai ishte një figurë e shquar në fushën e historisë, autor i disa librave të rëndësishëm, të cilët kanë kontribuar në pasurimin e dijes dhe kulturës tonë kombëtare.
Çitaku la pas një trashëgimi të vyer akademike dhe intelektuale, duke ndihmuar shumë breza me studimet e tij dhe pasionin për historinë.
Gjatë karrierës së tij, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në hulumtimin e ngjarjeve historike dhe ruajtjen e kujtesës kolektive të popullit shqiptar.
Varrimi i të ndjerit u bë sot, në fshatin e tij të lindjes, Çitak të Skenderajt, nga ora 15:00.