spot_img
Sunday, February 23, 2025
spot_img

Gara për një deputet mes AAK-së e NISMA-s, Lahi Brahimaj i ikë më shumë se 1000 vota Vesel Krasniqit

Fatmir Limaj i NISMA-s e ka shumë të vështirë për të siguruar edhe një tjetër ulëse në Kuvend me partinë e tij.

Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi e Fatmir Limaj priten të jenë përfaqësuesit e vetëm të simpatizantëve të NISMA-s në Kuvend.

Gara mes Vesel Krasniqit e Lahir Brahimajt duket se vetëm se ka përfunduar kur pa numëruar ka mbetur vetëm edhe një vendvotim.

Lahi Brahimaj i AAK-së ka arritur të sigurojë 12.046 vota, rreth 1 mijë vota më shumë se Vesel Krasniqi i NISMA-s, i cili ka marrë 11.035 vota.

Brahimaj dhe Krasniqi po luftojnë për vendin e shtatë brenda listës, pasi vendi i tetë do t’i përkas kandidates së Nismës, Xhevahire Izmaku.

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët-Ideal, numëron 7 për qind të votave të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit. Bazuar në këtë numër, koalicioni pritet të ketë tetë deputetë në legjislaturën e ardhshme.

Me rezultatet momentale të kandidatëve për deputetë, AAK-ja pritet t’i ketë pesë deputetë, ndërsa Nisma Socialdemokrate tre deputetë.

Shpresa e vetme për Limajn e Krasniqi pritet të jenë votat me kusht dhe ato të diasporës, numrimi i të cilave do të fillojë javën e ardhshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit