spot_img
Sunday, February 23, 2025
spot_img

Plagosja në Prishtinë, dy të dyshuarit të paidentifikuar ende nga Policia – ndodhen në arrati

Një incident i rëndë u shënua orët e mbrëmjes e së premtes në lagjen Dardania në Prishtinë, ku pas disa të shtënave me armë, një person mbeti i plagosur. I njëjti u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, ku po vazhdon trajtimin e tij.

Personi që mbeti i plagosur në këtë incident është Gentrit Ibrahimi.

Policia rastin e ka cilësuar si “Vrasje në tentativë”, teksa ka bërë të ditur se të dyshuarit janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Nga informacionet e para thuhet se personat e dyshuar thirrën në kompaninë e taksive ku punonte i plagosuri dhe kërkuan që në Dardani të shkonte Ibrahimi.

“Dërgona Gentritin në Dardani”, dyshohet të kenë thënë të dyshuarit e rastit.

Ndërkohë për rastin, dhanë detaje edhe nga Klinika Emergjente e QKUK-së, ku është bërë e ditur se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas mjekut kujdestar, Agron Çitaku, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit