spot_img
Saturday, February 22, 2025
spot_img

Pse frikësohen nga një bashkëpunim mes Limajt dhe Kurtit?

Një analizë e debatit rreth përfshirjes së Fatmir Limajt në qeverinë e Albin Kurtit ka nxitur reagime të ndryshme në skenën politike të Kosovës.

Kimete Berisha, një nga zërat kritikë të politikës të vendit, ka shprehur mendimin e saj në një postim në Facebook, ku trajton jo vetëm ndikimin e propagandës politike mbi Limajn, por edhe realitetin e brendshëm të partive politike në vend. Ajo ngriti çështje që prekin jo vetëm fatin e një individi, por edhe të gjithë spektrit politik të vendit.

Më poshtë është i plotë shkrimi i saj:

Për Fatmirin dhe të tjerët!

1. Fatmir Limaj ka vuajtur shumë nga zullumi dhe nga propaganda e organizuar e PDK-së.

– Përveç projektimin e ‘fajit’ të pandodhur, Shiku e kishte zanat që t’i prekte kundërshtarët (shqiptarë) në familje.

– S’kanë lënë fjalë të rëndë pa e thënë për Fatmirin, të cilin e portretizonin si ‘kriminel dhe psikopat’, pa ndjenja.

– Fatmir Limajn e kanë dehumanizuar.

– Spiunët e shikut, të cilët i marroftë Zoti, kanë qenë të specializuar për prishje midis çifteve, ku me ndihmën e intrigave kanë korrur më së shumti suksese,

sepse i kanë prekur shqiptarët aty ku supozohet se u dhemb më së shumti,

në…dashni…

dashni e vjetër.

2. Mua personalisht nuk më kanë prishur me askënd, por janë mundur të më ‘ujdisin’ me meshkuj bukurosha, që i çonin tek unë për të më bërë ‘të lumtur’.

– Ata nuk e dinin se…është qesharake të më mendosh mua duke ngarendur mbas bukurisë së mashkullit…

– Unë e kam gajle jetësore që vet të dukem bukur….

Pra, unë i refuzoja ata ‘të dërguarit’ veç pse ishin të bukur.

– Se e dija që për nga natyra, unë i tërheq kryesisht meshkujt me vaj n”buzë.

– Krejt vonë, një ditë i kam thënë njërit të Shikut (i njohur për ju):

Pse ore s’ma gjenit një djalë që e ka lexuar një libër, edhe nëse do të ishte një ‘grusht njeri’….

– Nuk e mohoi.

Më tha: Jo unë, po vëllai im ka qenë shef i Shikut për atë rajon…’!

3. Pse Fatmir Limaj s’u dashka të jetë në qeverinë e Albin Kurtit?

– Pse qenka tradhti të qeverisësh me Albin Kurtin?

– Tradhti ndaj kujt?

– Kë e tradhton Fatmir Limaj nëse bëhet me Albin Kurtin?

– Ramush Haradinajn?!

Pse?

Çka e ka Ramushin ky?

– Të tradhtosh tradhtarin, quhet tradhti, a!

Dhe, cili është definicioni për tradhtinë!

– Këta që tash janë zemëruar që Fatmir Limaj mund të bëhet bashkë me Albin Kurtin, kanë harruar të zemërohen kur Lista Serbe ishte pjesë e ish qeverive patriotike të Kosovës.

4. E LDK e ka zëvendësuar Fehmi Aganin me Kicën, e i ka mbetur të mburret me grindavecen Hykmeten.

– Prandaj nuk mund të mbijetojë në opozitë.

– Mund të ngjallet veç duke qenë në pushtet, ndryshe…’shuhet’.

– LDK e sotme është: Fake akademike, fake letrare; fake e mençur; fake e ditur; krejt është fake, dhe e zbrazët.

5. Sidomos PDK ngjallet nëse hyn në qeveri me Albin Kurtin.

– Jo Ligji për dhomat e specializuara mund të plotësohet – ndryshohet, jo pagat mund të rriten, jo, bëhet diçka…

– PDK është bërë qesharake, sepse i është dashur që përsëri të bëhet provinciale, për të mbijetuar.

6. Historiani antishqiptar Oliver Schmit ka thënë se Kosova është më e rrezikuara në Evropë.

Lëreni kulturën, lëreni identitetin, tha, ju merruni veç me frikë!

– Për Kosovën më zi e më terr se ky nuk ka paraparë as parashikuesi fshatar serb, Mitar Tarabiçi, i cili së paku e ka parashikuar se Papa i fundit, para kiametit, do të jetë shqiptar.

– Sipas historianit antihistorik, Schmit, shqiptarët duhet të jetojnë në frikë të përhershme nga Serbia.

– Edhe Albin Kurti është i sigurt se Kosova do të sulmohet nga Serbia, prandaj e ka mbushur gojën pushkë.

– Albin Kurti beson se Serbia do të matet mirë para se të nis ushtrinë në Kosovë.

– Kur thotë kështu, e ka parasysh ushtrinë e Kosovës e cila sa bukur e preciz e bën shqiponjën dhe zemrën, me gishta.

7. Hazir Borovci i LDK-së është angazhuar ta zhvillojë edhe një bisedë me Ibrahim Rugovën, lidhur me disa udhëzime për LDK-në.

– Borovci nuk ka arritur ende të vë kontakt direkt me Rugovën, që lë të kuptohet se ‘matanë’ diçka nuk është në rregull.

– Deri tani nga ahireti ka arritur të marr veç një mesazh me dy nënkuptime ku besohet të thuhet se LDK shpejt duhet ta krijojë një komision për dorëzim – pranimin…

8. Hëpërhë, Partia Demokratike e Kosovës u bë Partia Drenicake e Kosovës.

– E Drenica është më e varfëra në Kosovë, por këta që i ka zgjedhur Drenica t’i prijnë asaj, janë më të pasurit në Evropë dhe më gjërë.

9. E Albulena Haxhiu ka marrë shumë vota, pa punuar.

E sikur të kishte punuar…!

– Të gjitha frizerkat me familje, anembanë, artistet e thonjëve dhe shitësit e shishkave, e kanë shpërblyer me vota, sepse më së shumti ka kaluar kohë me to.

P.S. Gjendja shpirtërore: Ikigai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit