spot_img
Saturday, February 22, 2025
spot_img

Short i habitshëm në Champions League, fat i keq për Granit Xhakën dhe Edon Zhegrovën

Hidhet shorti për të tetën e finales së Championns League në futboll.

Ndeshje atraktive në kuadër të tetës së finales.

Përballja mes Real Madridit dhe Atletico Madridit është më interesantja, ndërsa sfidë e fortë është edhe mes PSG-së e Liverpoolit.

Granit Xhaka pafat me Bayer Leverkusenin, ndeshen me Bayern Munihun dhe Lille i Edon Zhegrovës me Dortmundin.

Ndeshjet e raundit të 1/8 së finales luhen më 4-5 dhe 11 e 12 mars. 

Çerekfinalet zhvillohen më 8-9 dhe 15-16 prill. 

Gjysmëfinalet do të luhen më 29-30 prill dhe 6-7 maj, ndërsa finalja në edicionin aktual do të zhvillohet në “Allianz Arena” në Munih, më 31 maj.

Ndeshjet

PSG –  Liverpool
Club Brugge – Aston Villa
Real Madrid – Atletico
PSV – Arsenal
Feyenord – Interi
Bayern – Leverkusen
Dortmund – Lille
Benfica – Barcelona

Çiftimi i çerekfinaleve

Fituesja e çiftit Bayern Munich-Bayer Leverkusen do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë çerekfinale kundër fitueses së çiftit Feyenoord-Inter. Nëse kalon më tej, Interi do ta luajë ndeshjen e kthimit çerekfinale në shtëpi.

Skuadra që do të luajë në shtëpi në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve do të jetë fituesja e çiftit PSV Eindhoven-Arsenal / Atletico Madrid-Real Madrid kundër fituesit të çiftit Paris Saint-Germain-Liverpool / Club Brugge-Aston Villa.

Ndërsa fituesja e çiftit Barcelona-Benfica / Borussia Dortmund-Lille do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër fitueses së çiftit Bayern Munich-Bayer Leverkusen / Feyenoord-Inter.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit