spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Reagimet ndaj Limajt për ‘koalicionin’ me LVV-në, reagon Koci: Fatmiri po luan lojën sipas…

Avokati Arianit Koci ka komentuar reagimet që po bëhen ndaj kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limajt, në lidhje me faktin se ky i fundit u shpreh hapur për koalicion me LVV-në.

Ai në një postim në Facebook u shpreh i irrituar me këto ironizime që po bëhen ndaj Limajt, duke theksuar se në vazhdimësi politikanët e kanë shkelë ndershmërinë politike.

Postimi i plotë

Po ironizohet me Fatmirin për lakminë ndaj pushtetit dhe mungesën e sinqeritetit.

Po mirë, çka dreqin po bën ai që nuk e kanë bërë të tjerët?

Rrena, mashtrimi, shmangia nga premtimet dhe tradhtitë politike janë bërë standard.

Për një moment po duket sikur dikush e ka shpikur ndershmërinë në politikën kosovare dhe veç Fatmiri po e shkel.

Pushteti nuk fitohet me punë të ndershme e premtime të mbajtura, por me prapaskena, kalkulime dhe lojalitet që zgjat deri në mbledhjen e radhës. Dhe e di çka është më e keqja, ne votuesit jo vetëm që e kemi lejuar këtë, por shpesh kemi brohoritur për ta.

Pra mos u habisni me Fatmirin, thjesht ai po luan lojën sipas rregullave që vetë i kemi pranuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit