Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, dha një deklaratë të papritur mbrëmë në një emision televiziv ku bëri thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve, përcjell Periskopi.
Limaj deklaroi se është i hapur të ulet në tavolinë me Kurtin dhe t’i ndihmojë këtij të fundit ta bëjë qeverinë.
Në legjislaturën e nëntë, Nisma Socialdemokrate pritet të të përfaqësohet me tre deputetë. Të paktën deri më tani kur janë numëruar afër 95% të votave dhe koalicioni AAK-NISMA KA 7.40%.
Limaj, ka theksuar se NISMA dhe AAK janë parti të ndara dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e një partneriteti të mundshëm pas zgjedhjeve – përfshirë këtu edhe VV’në e Kurtit.
Kush janë dy kandidatët për deputetët tjerë të NISMA’s që ende nuk kanë dhënë një qëndrim pas deklaratave të kryetarit të tyre të partisë
Arbresha Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku janë dy deputetet që kanë siguruar nga një ulëse në Kuvendin e Kosovës nga radhët e NISMA’s.
Megjithatë, ndarja e ulësve në kuvend brenda koalicionit mund të ndryshojë dhe dy subjektet mund të jenë të përfaqësuar barabartë në legjislaturën e ardhshme.
Nisma mund t’i arrijë katër deputetë, duke ia hequr një deputet AAK-së nëse Vesel Krasniqi i Nimës e fiton garën me Lahi Brahimajn e AAK-së.
Dy kandidatët brenda listës së koalicionit po garojnë për një ulëse, e cila ndodhet në kontest. Dallimi mes tyre aktualisht është vetëm 190 vota.