Në deklaratat e tij, G Bani shpreh dyshime se Gjesti mund të ketë pasur akses në informacione nga jashtë shtëpisë së BBVA, duke vënë re përdorimin e frazave që qarkullojnë në rrjetet sociale kundër tij.
“1. Kush i tha miut me knu kundër meje kangët e atyne që po protestonin jasht shpis në favor të tij?
2. Kush i tha miut me u fut në dush me 5 femnat shpis masi dola un foto me ishin e vet n Kosovë?
3. Kush i tha mamadhisë me fol për “kokrra” mas shpifjeve n komente, kur sa kohë isha n shpi nuk kishte përmen kurr diçka të tillë?
4. Kush e nxori Livin & Lorin në nominim kok me kok, 2 vajzat që më kan’ përkrah ma fort n’ shpi?
5. Kush vendosi mos me u përmen në Prime kapja e durve të Lorit nga Rozana?
6. Kush e vendos finalen midis Rozanës, Gjestit, Gertës & Laertit? Kur numrat e popullaritetit të 3 prej ktyne janë të ulët?
7. Kush i sjell 5 drona Rozanës kur banorëve të tjerë me më shumë mbështetje ekonomike nuk u vijnë aq shumë drona?”

Ai gjithashtu ngre shqetësimin se fjalët bullizuese të përdorura ndaj tij nuk janë trajtuar me të njëjtën seriozitet si raste të ngjashme, duke sugjeruar një trajtim të pabarabartë nga produksioni.


Një tjetër pikë që ai thekson është mbyllja e papritur e profilit të tij në Instagram ditën e eliminimit, veprim që ai pohon se nuk e ka kryer vetë.
