Gjesti ka nisur ditën e sotme (e enjte) me një debat me banorin e ri, Vserlon.
Dyshja e Big Brother që këto ditë kanë pasur përplasje të shumta, po vazhdojnë të debatojnë sërish.
Ka qenë këngëtari pejan që i është drejtuar Vserlos me disa nofka, duke e quajtur edhe P. Diddy.

E në anën tjetër i tha që të mos viktimizohet siç ndodhi mbrëmjen e kaluar, ku edhe në një moment filloi të qante.
Vserlo këto ditë pati përplasje me shumë banorë, përfshirë edhe Livian, Rozanën e Olën.