Sekretari për Siguri Publike nga Partia e Lirisë, Faik Basha tha se Faton Hajrizi është arrestuar para se të ekzekutohet, pra sipas tij, ai nuk është vrarë përpjekje për t’u arrestuar.
Basha tha se kemi një torturim të Fatonit, përpara se të ekzekutohet, siç u shpreh ai, fillimisht është kryer ekzekutimi dhe pastaj është dërguar në vendin ku ata e kanë bërë publike atë.
“Fatonin e kanë arrestuar para se ta ekzekutojnë, Fatoni është ekzekutuar, nuk është vrarë në përpjekje për t’u arrestuar. Ky është dyshimi im, por dyshime të ngritura nga analiza të bëra nga komunikime të herëpashershme të strukturave serbe, por edhe nga komunikimi i fundi me avokatin”.
“Trupi është në gjendje të dëmtuar dhe nëna nuk është në gjendje ta shikojë, kjo do të thotë se është dhunuar paraprakisht dhe është marrë në pyetje brutalisht në kundërshtim me çdo lloj legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar për të arrestuarit dhe për pengjet. Pra, kemi një torturim të Fatonit, përpara se të ekzekutohet. Është kryer ekzekutimi dhe pastaj është dërguar në vendin ku ata e kanë bërë publike”, është shprehur ai.