spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

A do ta kërkojë edhe një mandat si Presidente dhe a e ka mbështetjen e VV-së, flet Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se në fillim të vitit 2026 do të vendosë nëse do të kërkojë edhe një mandat si Presidente e Kosovës.

Osmani ka thënë se nuk mendon për asnjë moment për këtë çështje gjatë këtij mandati.

“Në fund të këtij mandati, që i bjen prill 2026, do të diskutoj për këtë çështje. As nuk mendoj, në asnjë moment të asnjë dite të mandatit tim, për ndonjë mandat të dytë. Mendoj si t’ju shërbej qytetarëve të Kosovës, si t’i shërbej shtetit tim, sit ë sigurohem që ecën përpara. Kur do të vijmë në prill të vitit 2026, atëherë do t’i bëjmë këto diskutime”, ka deklaruar Osmani.

E pyetur nëse e ka mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, Osmani tha nuk mund të flas për këtë çështje aktualisht meqë ende nuk vendosur.

“Unë nuk jam anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as nuk thash që do të kandidojë për një mandat të dytë e as nuk mund të flas. Kur ta marr vendimin rreth asaj se a do të kandidoj, ku do të kandidoj dhe për çka do të kandidoj, atëherë mund ta bëjmë këtë diskutim. Ky vendim do të merret, ndoshta jo bash në prill se nuk e lëmë këtë çështje për momentin e fundit, por në fillim të vitit 2026 do të kemi vendim për këtë çështje. Natyrisht me gjithë ekipën me të cilën punoj, me shumë njerëz që më kanë përkrahur, më kanë përkrahur sinqerisht do ta shtoja, përgjatë këtyre viteve”, tha Osmani në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Vendimin për kandidim, Osmani tha se do ta marr bashkarisht me ekipin e saj.

“Në fillim të vitit 2026, ulemi diskutojmë, marrim një vendim të përbashkët, çkado që është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, deklaroi Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit