spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Rama letër Albin Kurtit: Me mbështetjen e SHBA dhe BE, Kosova ka shënuar arritje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për 17-vjetorin e Pavarësisë.

Në letër, Rama ka theksuar se, përtej sfidave të shumta që ka pasur vendi, me ndihmën e aleatëve ka shënuar arritje tejet të larta.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës. Një histori progresi të gjithanshëm demokratik dhe prosperiteti,” shkruan Rama.

“Një rrugëtim sfidues dhe i suksesshëm deri më 17 shkurt të vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe një rrugëtim po kaq sfidues e i suksesshëm deri më sot, për forcimin e saj. Edhe një herë, duke riafirmuar gjithë vullnetin tonë për bashkëpunim të gjithanshëm, unë Ju uroj nga zemra: Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia Juaj, dhe nëpërmjet Jush, gëzuar të gjithë motrave e vëllezërve të Kosovës,” shprehet Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit