spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

“Kurti u lirua nga burgu me falje nga Koshutnica”, reagojnë deputetët e LVV-së ndaj Ramush Haradinaj

Sot gjatë një konference për media, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se, “Vojsallav Koshtunica është profesor i Kushtetueses, e kështu ai duke qenë profesor dhe president i Serbisë ka nënshkruar faljen vetëm për një shqiptar, për zotërinë Albin Kurti.”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj deklarimit të Haradinajt.

Ai shkruan se për lirimin e kryeministrit Albin Kurti nga Koshtunica janë dy persona që flasin, Aleksandër Vuçiq e Ramush Haradinaj.

“Dy persona që vazhdimisht flasin për lirimin e Albin Kurtit nga Koshtunica janë Aleksandar Vuçiq dhe Ramush Haradinaj. Këtë mund ta vërtetoni lehtë me një kërkim në internet. Është për të ardhë keq ky ngjasim a koordinim si ta quajmë mes këtyre dyve që kanë kaq shumë problem me Albin Kurtin,” shkruan Bajqinovci.

E kësaj deklarate i ka reaguar edhe deputeti Enver Dugolli, ku thotë që Haradinaj do duhej të kërkonte falje.

Dugolli këtë deklaratë e quan “gënjeshtër të paskrupullt”, e që thotë se Haradinaj do duhej të kërkonte falje.

“Ramush Haradinaj nuk po e thotë të vërtetën. Duke dëgjuar një konferencë për media të Ramush Haradinajt me partnerët e tij politik, në mesin e shumë huqjeve të tij, dëgjova edhe njëherë një gënjeshtër të kulluar sa i takon lirimit të Albin Kurtit nga burgjet serbe. Z.Haradinaj tha se është “..Albin Kurti është i vetmi që është liruar nga burgu nga Koshtunica…”

“Duke qenë se edhe vetë kam qenë peng i luftës dhe i burgosur politik konfirmoj me përgjegjësi të plotë morale e ligjore se jo vetëm z.Kurti, por janë liruar qindra të burgosur politik që mbaheshin pengje në burgjet serbe, pas presionit të madh publik e diplomatik ndërkombëtar ku si rrjedhojë parlamenti serb u detyruar të miraton ligjin për amnisti si formë për të përmbushur një kërkesë të drejtë ndërkombëtare kundrejt të burgosurve shqiptar. Në atë proces jam liruar edhe unë sikurse qindra të burgosur (ka në AAK ish të burgosur që e dinë këtë fakt), ashtu siç është liruar edhe z.Kurti. Prandaj, është mirë qe z.Haradinaj të kërkon falje për këtë gënjeshtër të paskrupullt,” shkruan Dugolli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit