Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me liderët e partive në Kosovë.
Ai në këtë takim ka folur me ta për zgjedhjet dhe hapat që duhet ndjekur.
“Mbajta takime të veçanta me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve. Theksova se shumica dërrmuese e njerëzve në Kosovë aspirojnë të anëtarësohen në BE. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat për ta realizuar këtë”, tha Orav.