spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Si të mbrohemi nga rrufetë?

Strehimi nën një pemë nga shiu, doli të jetë fatal për një 64 vjeçare.

Kjo pasi kjo pishë të dielën u godit nga rrufeja, duke lënë të vdekur një person e duke lënduar 4 të tjerë.

E gjithë ngjarja ndodhi në Prevallë të dielën.

Por, si duhet të mbrohemi nga goditja e rrufesë?

“Rregullat janë, nuk guxojmë të jemi në dush, nuk guxojmë të jemi në ujë, pishinë apo deti, sepse uji është përçues i mirë i rrymës elektrike, nuk guxojmë të jemi në pika të larta në kodrina ose të strehohemi nga shiu nën pemë apo drunj, sepse rrufeja godet pikat e larta. Pastaj nuk është mirë të bisedohet në telefon, sidomos telefonat që janë fiks, me tela”, ka treguar Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Aliu, tregon edhe për fuqinë që e përmban një shkarkim i vetëm i energjisë elektrike nga retë.

“Fuqia e rrufesë është marramendëse, nëpër literatura shkruan se në goditje e rrufesë ka fuqi sa prodhojnë krejt termocentralet e Evropës. Është aq energji e madhe, por është momentale dhe nuk mund të matet”, thotë ai.

E një mot i ngjashëm, pritet të vazhdojë në Kosovë.

“Këto fenomene do të përsëriten, për shkak të temperaturave shumë të larta, që po janë në një zonë të caktuar, sepse në i kemi diku tri episode me temperatura mbi 34 gradë celsius dhe gjithë kjo energji e nxehtësisë ka ndikuar që tani, dhe sot pasdite pritet të ketë vranësira, të shkaktojnë rrufetë”, tregon Aliu.

Në fund, Aliu thotë mesatarisht 17 njerëz brenda një ditë në botë humbin jetën nga goditja e rrufesë.

E kjo bën që plot 6 mijë persona të vdesin nga kjo shkarkesë elektrike që ndodh mes qiellit dhe tokës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit