spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Begaj i kërkon BE-së t’ia heq sanksionet Kosovës, ju bën thirrje pesë vendeve të saj ta njohin pavarësinë

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, me rastin e pritjes shtetërore për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tha se Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë Kosovës duke mbështetur Kosovën në “çdo iniciativë, në organizata ndërkombëtare, rrugën drejt BE-së dhe njohjeve të reja”.

Presidenti Begaj kërkoi nga BE që të heq sanksionet ndaj Kosovës dhe u bëri thirrje shteteve anëtare që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës ta bëjnë këtë.

“Shqipëria dhe Kosova janë aleate besnike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së. Aleatë të Aleancës auroatlantike… Ne besojmë se Europa e bashkuar është destinacioni ynë strategjik dhe jetik…Mosnjohja e Kosovës nga disa vende anëtare është akt që bie ndesh me këtë përkushtim. Dëshirojmë që këto vende të rishikojnë vendimet e qëndrimet e tyre dhe gjithashtu BE të heq sanksionet e vendosura padrejtësisht ndaj shtetit të Kosovës”, tha Begaj në këtë ceremoni.

Begaj nderoi gjithë ata që dhanë shumë për pavarësinë e Kosovës, duke nisur nga presidenti Ibrahim Rugova, komandanti Adem Jashari etj.

“Sot e përjetë nderojmë arkitektin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, doktor Ibrahim Rugovën, liderin dhe presidentin historik të Kosovës dhe Adem Demaçin. Nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari dhe UÇK-në, nderojmë gjakun e dëshmorëve, lotët dhe dhimbjet e nënave tona”, tha Begaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit