Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Drejtori sportiv i Sparta Pragës, Rosicky: Albion Rrahmani ka potencial të madh

Drejtori sportiv i Sparta Pragës, ish-futbollisti i njohur, Tomas Rosicky, ka folur për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmanin, i cili është nënshkrimi më i ri i klubit të njohur çek.

Legjenda e Çekisë, Rosicky, ka thënë se Rrahmani ka potencial të madh.

“Albioni ka potencial të madh të zhvillohet edhe më shumë. Ai mund të jetë shumë produktiv, siç e dëshmojnë statistikat e tij në dy sezonet e fundit”.

“Ne besojmë se ai do të vazhdojë të përmirësohet dhe do t’i përshtatet stilit të lojës tonë”, ka thënë ish-mesfushori i Borussia Dortmundit, Arsenalit dhe Sparta Pragës.

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani të hënën është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës çeke, Sparta e Pragës.

Rrahmani u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro, ndërsa te klubi çek gjen emra si Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit, që janë pjesë e këtij klubi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit