spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Zgjedhjet do të mbahen me kamera në çdo vendvotim, Elezi tregon kush mund të ketë qasje në to

Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe partitë politike po përgatiten.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka detyrën t’i organizojë zgjedhjet do të vendosë kamera “në çdo vendvotim”, tha zëdhënësi Valmir Elezi.

Ai tha se KQZ-ja nuk do të ketë qasje në pamjet e kamerave dhe se ato “nuk mund të regjistrojnë momentin kur qytetari apo votuesi është duke votuar”.

“Regjistrimi do të bëhet në mënyrë pasive dhe do të jetë i qasshëm vetëm për istitucionet ligjzbatuese”, tha Elezi, duke përmendur PZAP-in, prokurorinë dhe gjykatat.

“Do të sigurohet fshehtësia e votës”, theksoi ai.

Pamjet, ai tha se “mund të shërbejnë si provë për të faktuar ndonjë zhvillim eventual në vendvotim”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit