spot_img
Tuesday, February 25, 2025
spot_img

Edona Llalloshi deklarohet për herë të parë pas zgjedhjeve

Këngëtarja Edona Llalloshi, e cila kandidoi për deputete në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 9 shkurtit ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve.

Ajo i ka falënderuar të gjithë mbështetësit për përkrahjen.

“Duke e ndjerë thellë dashurinë dhe respektin, më lejoni që, me përulje dhe mirënjohje të thellë, të ju falënderoj secilin prej jush për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë fushatës e deri më sot”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë/mbështetës.

Duke e ndjerë thellë dashurinë dhe respektin, më lejoni që, me përulje dhe mirënjohje të thellë, të ju falenderoj secilin prej jush për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë fushatës e deri më sot.

Ky rrugëtim, për mua ka qenë një përvojë unike. Secili takim dhe bisedë me qytetarët ishte një mundësi për të ndarë ide, për të krijuar lidhje dhe për të promovuar një vizion të përbashkët për të ardhmen. E ardhmja jonë është e ndritur.

E bekuar dhe krenare të jem në mesin e njerëzve të tillë!

E juaja,
EDONA 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit