Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Ozkan Olutash.
Gjatë takimit, Osmanit bëri të ditur se kanë diskutuar për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.
Ajo në një postim në Facebook kërkoi që hapja e urës të arrihet bashkë me aleatët.
Sipas saj, hapja e kësaj ure është në interes të të gjithë qytetarëve.
“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, shkroi presidentja Osmani.