Anëtarja e partisë NISMA, Xhevahire Izmaku, ka folur lidhur me 30 milionëshin e shpenzuar nga Qeveria Kurti për karburante.
Izmaku thotë se ky pushtet ka pasur synim në fushata zgjedhore mospërdorimin e xhipave dhe shpenzimeve të mëdha.
Ajo tha se buxhetin e shpenzuar për karburante, e cila është një shumë goxha e lartë është dashur të shpenzohet tek pensionistët.
“Diskursin e vazhdueshëm me kritika edhe tani si pushtet mbi qeverisjet e kaluara që sinonim të ndryshimit e kishte ne fushata zgjedhore edhe mos përdorimin e xhipave dhe shpenzimeve të mëdha. Janë shpenzime të mëdha shumë për buxhetin tonë që nevojat i kemi me prioritete, duke nis nga politikat sociale dhe për mua kishte qenë me rëndësi me atë buxhet të fuqizohen së pari pensionistët që i kemi në gjendje të mjeruar”, thotë ajo.
Izmaku deklaron se nëse krahasohen zhvillimet e projektet me shpenzime janë të pabalancuara.
“Shpenzimet e qeverisë nëse i krahasojmë në raport me zhvillimin e projekteve të mëdha janë diametralisht të pabalancuara. Jemi në vitin zgjedhor dhe nuk pritet të ndryshoj ky relacion. Dështimet në diplomaci, shpenzimet e deklaruara në lobim që deri tani nuk i kemi pa aspak të materializuara as në njohje e as në anëtarësime në organizata të rëndësishme”, përfundoi ajo