Kombëtarja e Kosovës në hendboll është shpallur kampione e Kampionatit Evropianit në grupmoshat deri në 18 vjeç (B), që të dielën përfundoi në Prishtinë.
Në finale, Dardanët shënuan fitore ndaj Gjeorgjisë me rezultat 30:22.
”Është ky suksesi i radhës për Federatën e Hendbollit të Kosovës. Në Evropianin B në Prishtinë ishin shtatë ekipe kombëtare”, thuhet në njoftim.
Kosova ka fituar për herë të parë një ngjarje të tillë në nivel të tillë.