Ka vdekur njëri nga dy italianët, që u përplasën derisa po bënin manovra të gabuara me jet ski, në plazhin e Velipojës.
19-vjeçari ka dhënë frymën e fundit në Spitalin Rajonal të Shkodrës, raporton Top Channel.
Sipas raportimit të policisë, N. L., 19 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë dhe si pasojë e manovrave të gabuara janë përplasur me njëri-tjetrin.