Kandidati për deputet nga AAK-ja, gjenerali Lahi Brahimaj ka vizituar fshatrat Kralan dhe Rakovinë.
“Energjia pozitive dhe mbështetja e fuqishme nga banorët e Kralanit dhe Rakovinës dëshmon se vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen përkrahje gjithnjë e më të madhe. Këto dy vendbanime historike, me kontribut të çmuar në luftën për liri, sot shndërrohen në epiqendra të mobilizimit për ndryshim”, ka shkruar 90-shi i AAK-së.
“Takimet e ngrohta me bashkëluftëtarët, veprimtarët dhe qytetarët e këtyre fshatrave forcojnë bindjen tonë se projekti 1️⃣3️⃣7️⃣ është rruga e vetme drejt një Kosove të fuqishme dhe anëtare të NATO-s. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj të palëkundur!”, tha tutje Brahimaj.