Së fundmi, aktori Vedat Bajrami zuri vend gjithandej nëpër portale.
Kjo pasi u përfol për ndarje.
E duket se e ndikuar nga këto raportime, ka reaguar gruaja e tij e cila ka ripostuar një fotografi të Vedatit që është me xhirime në Basel për të dëshmuar që çifti janë si ‘kokrra e mollës’.
‘Një sukses i merituar. Gjithmonë na ke mbrapa mua, Tokën dhe Lunën (referuar vajzave)’, është shprehur Allmira në Instagramin e saj.
