spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“Prindon Sadriu duhet të arrestohet, ka mbajtur fshehur krimin e dhunimit të dy vajzave”

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha kërkon arrestimin e Zotëriut të Parë, Prindon Sadriut pasi “si zyrtar i lartë i institucioneve të Kosovës (MPJD), duke qenë në dijeni me vetëdije e ka mbajtur të fshehur krimin e dhunimit të të miturave gjatë luftës në Kosovë”.

Duke komentuar vrasjen në Ferizaj e cila dyshohet se u krye për çështje morali, Berisha thotë se “heshtjes, durimit dhe pritjes në drejtësi, për atë që ka ndodhur gjatë luftës 1998/99 po i vije fundi”.

“Vrasja në Ferizaj po tregon se heshtjes, durimit dhe pritjes në drejtësi, për atë që ka ndodhur gjatë luftës 1998/99 po i vije fundi.Kur nuk vepron drejtësia e cila është kapur nga regjimi aktual, kriminelët që dhunan femrat shqiptare gjatë luftës,  po duhet me marrën “drejtësin” sipas Kanunit!

Vrasja si vrasje nuk është e mirë edhe pse dikush e “meriton”, mirpo kur ajo ndodhën për arsye se nuk funksionojn organet e drejtësis, at’herë duhet me u ndalën me mendu; a thua të gjitha ato vuajtje, sakrifica, vrasje, gjymtime e dhunime që i përjetuam si popullë gjatë dhe para luftës duhet të harrohen dhe kryersit e tyre duhet të amnestohen!?”, shkruan Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit