spot_img
Wednesday, March 12, 2025
spot_img

Dalin pamje të reja nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë kanë vdekur mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës pasi u shemb një objekt.

Media ka siguruar pamjet e kamerave të një shtëpie ku kapet edhe momenti i rrëzimit të objektit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, objekti është shembur në rrethana të panjohura.

Një banor i fshatit ka bërë të ditur se fillimisht e kishin kontaktuar prindërit e njërit prej fëmijëve, I.Rama, të cilët i kishin thënë se fëmija i tyre nuk ishte lajmëruar që nga ora 16:00ë.

Ai tha se pas takimit edhe me ta kanë parë objektin e shembur, dhe kur kanë telefonuar fëmijët, telefonat kanë dridhur nën plloqën e shembur.

Ai gjithashtu bëri të ditur se i kanë nxjerrë me një traktor, duke hequr pjesë-pjesë çfarë ishte rrënuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit