Anna Beatriz Pereira Alves, e cila njihej me pseudonimin Anna Polly tek Only Fans, ka humbur jetën tragjikisht teksa ka rënë nga ballkoni i një hoteli ku po filmonte një skenë erotike.
27-vjeçarja u gjet e vdekur në oborrin e hotelit në rajonin Nova Iguaca, në veriperëndim të Rio de Zhanerios.
Sipas mediave lokale, ajo është rrëzuar teksa po filmonte një skenë seksi me dy burra në ballkon.
Duke qenë se dy personat që kanë qenë të pranishëm kanë dhënë deklarata kontradiktore për atë që ka ndodhur. Policia që po trajton rastin, po shqyrton të gjitha mundësitë, madje edhe atë të vrasjes.
“Nëse dikush ka faj, do të paguajë dhe fajtori do të gjendet. Vdekja e saj ishte e menjëhershme, nuk patëm kohë ta shpëtonim”, tha partneri i yllit porno.
Në një postim në rrjetet sociale, ai i ka dhënë lamtumirën 27-vjeçares duke shkruar: “Është shumë e vështirë pa ty. Me kalimin e orëve, po filloj ta kuptoj dhe zbrazëtia në zemrën time po bëhet gjithnjë e më e madhe.”