spot_img
spot_img
Sunday, February 2, 2025
spot_img
spot_img

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, reagon presidentja Osmani: Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.”

Ajo i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

spot_img

“Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit