spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Axha i Prindon Sadriut që u vra në Ferizaj, dyshohet për pedofili, dorasi u hakmor për dy motrat e tij/ Zbulohen bisedat…

Një 89-vjeçar është vrarë mbrëmë në oborrin e një sallë dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt. I dyshuari është një zyrtar policor. Sipas raportimeve, viktima është axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani. Për rastin deri tash janë dy të arrestuar.

I dyshuar për vrasjen e 89-vjeçarit është polici Festim Ramadani. Vrasjen dyshohet se e ka kryer me armën zyrtare.

I njëjti është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

‘Motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi i dy motrave të dorasit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’ dhe se për rastin ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, Prindon Sadriu por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.

Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.

Nga disa komunikime që ka parë Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu – Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.

Një pjesë e komunikimit në grupin e Facebook, ku ishte edhe Prindon Sadriu dhe presidentja Osmani:

Krejt çka dihet për vrasjen që ndodhi dje në Ferizaj

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në Ferizaj, ku nga arma zyrtare e një polici mbeti i vrarë një i moshuar 89 vjeçar.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se polici i dyshuar për vrasje, Festim Ramadani pasi e kreu vrasjen u vetëdorëzua në Polici.

“Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme. Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë .I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, ka njoftuar IPK.

Sipas komunikatës së Inspektoratit, i dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.”

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person i dytë për bashkëkryerje në vrasjen e 89-vjeçarit.

“Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj. Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar IPK-ja.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Vjosa Baftiu ka thënë për gazetën se i vrari është i lindur në vitin 1935.

Sipas saj, i dyshuari për vrasjen, një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë.

“Motivet ende nuk dihen”, tha Baftiu.

Siç merr vesh gazeta polici që dyshohet se e kreu krimin i ka edhe dy vëllezër të tjerë pjesëtar të Policisë së Kosovës. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit