spot_img
spot_img
Saturday, February 1, 2025
spot_img
spot_img

Rrëzimi i avionit mjekësor në Pensilvani: 6-vjeçarja luftoi për të mbijetuar, tragjedia i ndodhi rrugës për shtëpi

Vetëm dy ditë pas përplasjes shokuese të një avioni pasagjerësh me një helikopter ushtarak në Washington që i kushtoi jetën 67 personave, një tjetër tragjedi trondit SHBA.

Një avion i vogël transporti mjekësor goditi disa ndërtesa në një lagje të Filadelfias, duke djegur shtëpi e automjete e duke plagosur personat në tokë, ndërsa në bordin e tij nuk shpëtoi askush.

Në avion ndodheshin dy pilotët, një mjek e një ndihmësmjek, pacientja- një vajzë 6-vjeçare, dhe nëna e saj.

spot_img

Avioni i përkiste Rescue Air Ambulance, një linjë ajrore e specializuar në transportin mjekësor.

Fëmija ishte duke marrë trajtim në SHBA për një gjendje kërcënuese për jetën dhe po kthehej në Tijuana, Meksikë, pohoi Shai Gold, një zëdhënës i linjës ajrore, për një media lokale. Trajtimi i saj ishte sponsorizuar nga një shoqatë bamirëse.

“Vajza luftoi shumë për të mbijetuar, dhe për fat të keq, kjo tragjedi gjatë rrugës për në shtëpi”, tha ai, transmeton TCh.

Konsullata meksikane në Filadelfia lëshoi ​​një njoftim në platformën X për shtetasit meksikanë të prekur nga incidenti për të telefonuar në një linjë ndihme.

Kryebashkiakja e Filadelfias, Cherelle Parker, u bëri thirrje banorëve që nëse shohin mbeturina, të mos i prekin, por të therrasin menjëherë 911.

Avioni ambulancë u rrëzua vetëm 30 sekonda pas ngritjes në ajër. Aksidenti ndodhi më pak se 4.8 kilometra nga aeroporti verilindor i Filadelfias, i cili shërben kryesisht për avionët e biznesit dhe fluturimet çarter.

Avioni “Learjet 55” u zhduk nga radarët pak kohë pas ngritjes nga aeroporti në orën 18:06 dhe pasi arriti në një lartësi prej 487 metrash.

Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro tha se ai ka ofruar të gjitha “burimet e shtetit për të reaguar ndaj ngjarjes së rëndë në Filadelfia”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit