Daut Haradinaj, nga AAK, ka komentuar sulmet e ofendimet e bëra të ministres së Jashtme Donika Gërvalla, drejtuar Ramush Haradinajt, duke thënë e lutur Gërvallen që mos ta përdor të njëjtën gjuhë.
Ai ka thënë edhe se ‘’boll është boll’’ dhe se ata nuk do ta tolerojnë gjithë jetën ofendimet e Gërvalles.
‘‘E kisha lut me na kursye me këtë gjuhë. Boll është boll, dikur edhe neve na plas e nuk muj e tolerojmë tanë jetën këtë gjuhë ofenduese. Me shku në Pejë me iu thanë ushtarëve bandita. Njherëzit që s’kanë leju me thanë Peja e jugut Peja e veriut. Ata janë për mu janë heronjtë e mi dhe janë heronjtë e Kosovës. Dhe mendoj që Peja sot është fal qatyne që kjo i quan bandita. Dhe këto sene nuk duhet me i shti në zharkonin e fjalorit politik në emër të një vote. Edhe ne do të ia kthejmë me të njëjtën monedhë. S’bi në nivelin e saj dhe nuk do të bi në nivelin e saj’’, ka thënë ai mes tjerash.
Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz në një tubim të mbajtur ka ofenduar kandidatin për kryeministër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, duke e quajtur këtë të fundit ndër tjerash edhe si ‘‘gjeneral të vetëshpallur’’.