Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në selinë e KFOR-it në Prishtinë deputeten italiane Paolo Maria Chiesa, me të cilën ka biseduar për situatën e sigurisë në rajon, njoftoi sot misioni i NATO-s.
“Gjatë vizitës, më 29 janar, Barduani ndau pikëpamjet për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe theksoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. ” thuhet në deklaratë.
Në të njëjtën ditë, Chiesa u takua me delegacionin e kontingjentit italian në kampin Filmski grad, duke i falënderuar për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në Operacionin Ndërmarrja e Përbashkët.
Në ditën e dytë të vizitës së saj në KFOR, Chiesa mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të komandës RC-V në Kampin Villaggio, Itali, dhe më pas vizitoi kampin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe në Prishtinë, ku u informua për kapacitetet e asaj njësie dhe aktivitetet e tyre.