spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Eksperti i ekonomisë jep informacionet e fundit, ja vlerat reale të rritjes së pensioneve prej 1 tetorit

Eksperti i njohur i ekonomisë, Koço Broka ka ‘zbërthyer’ nismën që pritet të vihet në zbatim nga qeveria ku në përllogaritje të indeksimit të pensioneve nuk do të merret inflacioni vjetor por ai i shportës së mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve. Z. Broka në një intervistë për gazetën “SOT”, thotë se niveli i indeksimit do të llogaritet me vlerën 3.7%, të inflacionit mesatar.

Sakaq, eksperti i ekonomisë, jep lajmin e shumëpritur për vite me radhë nga pensionistët, se inflacioni i çmimit të shportës dhe ushqimeve është më i madh se inflacioni i mesatar vjetor. Me këtë normë vlefshmërie, lë të kuptohet se ky lloj indeksimi është në përfitim të pensionistëve duke i vlerësuar më shumë në vlerën e pensionit.

-Indeksimi i pensioneve do të realizohet në muajin tetor dhe si indeks do të përdoret jo inflacioni, por indeksi i çmimeve të konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve. Përfitimet në këtë rast do të jenë më të mëdha apo më të vogla? Mund të flisni me shifra? A është një lajm i mirë ky për pensionistët?

Nga llogaritjet që kam bërë unë mbi bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe ligjit përkatës të pensioneve, që thotë se ligji kërkon indeksimin e pensioneve në përputhje me inflacionin të llogaritur me shportën e mallrave dhe shërbimeve për pensionistët. Inflacioni i llogaritur në korrik ka arritur 2.1%, aktualisht për të përllogaritur inflacionin në tetor, kam marrë metodën e përdorur vitin e kaluar, kur ndodhi indeksimi në masën 8.6%. U mor inflacioni nga muaji gusht, deri në muajin korrik të vitit pasardhës, kur llogaritet indeksimi i pensioneve. Duke marrë inflacionin, mbi bazën e shportës së mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve, nga muaji gusht i vitit të kaluar deri në korrik të këtij viti rezulton se inflacioni mesatar është 3.7%.

Me këtë nivel do të bëhet indeksimi i inflacionit. Natyrisht, qeveria ka të drejtë jo vetëm ta indeksojë pensionin në përputhje me inflacionin por edhe ta rrit atë. Kufiri dysheme është 3.7%. Pra, pensionet pritet të indeksohen minimumi me nivelin 3.7%. Inflacioni i ushqimeve të shportës dhe shërbimeve për pensionistët del më i madh se inflacioni mesatar vjetor aktual. Në 2-3 muajt e fundit është karakteristike që rritja e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore është më i ulët sesa inflacioni mestar. Duke llogaritur për të gjithë vitin, ai del më i lartë. Pra ky lloj indeksimi është në përfitim të pensionistëve edhe nga pikëpamja konkrete.

-Në skemën e re, pritet të rishihet indeksimi i pensioneve, ku aktualisht merret në konsideratë inflacioni i shportës. Sa e mundshme është kjo?

Vendi ynë ka patur dy metoda të indeksimit të pensioneve, në vitin 1994 metoda e indeksimit të pensioneve ishte që sa herë rriteshin pagat, të rriteshin dhe pensionet. Ky rregull u zbatua. Niveli i inflacionit në përgjithësi, me përjashtim të vitit 2002, ka qenë relativisht i ulët në nivelet 2-3%. Nga viti 2014 deri tani, kemi vetëm indeksim të pensioneve, kemi zbatuar metodën, vetëm në bazë të inflacionit por duke marrë parasysh shportën e mallrave që është specifike për pensionistët. Përjashtim bën viti 2023, ku nuk kishte indeksim të plotë të pensioneve dhe qeveria e shteti i kanë mbetur borxh pensionistëve.

Niveli i inflacionit mesatar ka qenë 6.7%, kaq duhej të rritej niveli i pensioneve, por kjo nuk është bërë. Del e nevojshme që për grupe të caktuara pensionistësh, të paktën ato më të ardhura nën mesatare të kenë nivel më të lartë indeksimi. Duhet të ketë një skemë të veçantë. Duhet t’i nënshtrohet skemës së shportës së pensioneve, si për pagat e ulëta, si për pagat e larta, kjo është domosdoshmëri për arsye se t’ju jap garanci kontribuuesve të rinj që pensioni i tyre do të rritet në të ardhmen. Ndërsa për pensionistët nën nivelin minimum të jetesës, është e domosdoshme të merren masa për rritjen e nivelit të jetesës. Ko është parashikuar dhe në vetë ligjin e Sigurimeve Shoqërore. Të bëhet një indeksim më i lartë për shtresën e pensionistëve që janë me të ardhura më të ulta sesa pensioni mesatar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit