spot_img
spot_img
Friday, January 31, 2025
spot_img
spot_img

Ja produktet që nuk kanë rrezik edhe pse kanë skaduar

Një studim i fundit nga Eurobarometri, i kryer nga Komisioni Evropian me 25,500 qytetarë të BE-së, ka treguar se konsumatorët evropianë sillen ndryshe për këtë çështje.

Në studim 81% e suedezëve mendojnë se është e sigurt të konsumohen produktet pas datës së skadencës, ashtu sikurse 75% e finlandezëve dhe 73% e francezëve.

Për ta kuptuar më mirë këtë duhet të dallojmë dy kategori kryesore të datave të skadencës.

spot_img

Një lloj kategorie janë të ushqimeve të freskëta si qumështi, kosi, rikota, vezët dhe makaronat e freskëta. Këto produkte kanë një datë skadence strikte, për arsye se e kanë të përcaktuar se pas kësaj date shfaqin myk dhe baktere dhe nuk duhet të konsumohen pas kësaj date.

Një kategori tjetër si përshembull makaronat e thata, orizi, biskotat, konservat, ushqimet në kuti dhe vaji. E veçanta e këtyre ushqimeve është se pas datës së skadencës humbasin vetëm cilësitë organopleptike dhe disa vlera ushqyese, por ato mbeten të sigurta për konsum dhe nuk krijojnë asnjë dëm shëndetësor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit