Qeveria Kurti ka ndarë sot gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza.
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Kurti tha se e mirëpresin marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gaza.
“Republika e Kosovës e përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, si rezultat i së cilës faza e parë e kësaj marrëveshje parasheh krijimin e mundësisë së ndihmave për popullin palestinez. Për këtë qëllim, Qeveria e Kosovës do të ndajë gjysmë milionë euro mbështetje për popullin palestinez në Gaza.
Urojmë dhe bëjmë thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme”, tha ai.