Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se partitë opozitare kanë dështuar të bëjnë fushatë kundër Kurtit dhe qeverisjes së tij.
Ai ka thënë se opozita e ka sulmuar Kurtin siç ka vlerësuar në suksesin e vetëm, çështjen e veriut dhe raportin me Beogradin.
“Opozita gjatë katër vjetëve e ka huq fushatën kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij. Nuk janë marrë me dështimet e tij në Qeveri, janë marrë me suksesin e vetëm të tij në raport me veriun dhe Beogradin, duke qenë se këtu ja kanë huq të gjithë për të (Kurtin) ka qenë e mirëseardhur. Publiku që e sheh me paanshmëri ka frikë se nëse opozita vjen në pushtet veriu bie prapë në pikën zero”, ka thënë Spahiu.
Ai ka thënë se qytetarët kanë arsye të jenë të pakënaqur me Kurtin në sferat tjera dhe sipas tij, këtë qytetarët duhet ta shprehin me votë, duke mos i votuar ministrat që janë në listë për deputet.