spot_img
spot_img
Friday, January 31, 2025
spot_img
spot_img

Nesër shorti në Nyon, priten “finale” në play-off të Champions League

Mbyllja e fazës së ligës dhe konfigurimi përfundimtar në tabelën e renditjes pas tetë ndeshjeve të luajtura parashikon derbi dhe finale të parakohshme në play-off dhe më pas në 1/8 e Champions.

Për këtë arsye, të gjithë projeksionet do të drejtohen të premten në Nyon, ku shorti do të përcaktojë përballet në raundin tjetër të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Goglat do të zgjedhin vetëm skuadrat, por janë të paevitueshme përballjet e mëdha, si ato mes Real Madrid-Bajern Mynih, City-Real apo Bajern-City.

spot_img

Kjo pasi të treja këto skuadra zhgënjyen pritshmëritë, duke e mbyllur fazën e ligës, vetëm në zonën e plej-of në tabelën e renditjes.

I njëjti diskutim vlen edhe për Milan dhe Juventus.

Dy skuadrat italiane dështuan në sfidat e fundit, ndërsa shorti i së premtes mund t’i vendosë përballë në sfidat e play-of.

Jo vetëm kaq, pasi sipas rrugës së përcaktuar deri në finalen e Mynihut, në fazën e 1/8 të Champions League mund të kemi derbi të fortë si Inter-Milan apo Inter-Juventus.

Ndeshjet e play-off do të luhen me sistem vajtje ardhje më 11 e 12 shkurt dhe 18 e 19 shkurt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit