Para pak orësh një vrasje ka ndodhur në një restaurant dasmash në komunën e Ferizajt.
Rasti raportohet të ketë ndodhur para sallës së dasmave “Fron Palace” në Bibaj të kësaj komune.
Sipas policisë, i dyshuari për vrasje është zyrtari policor Festim Ramadani dhe i njëjti është arrestuar menjëherë.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore, lajmin për Gazetën e ka konfirmuar majori, Qazim Reka.
“Sot me 16.08.2024 , ne ora 19/25 , ne rrugen Engjell Zefi “ ne fshatin Bibaj komuna Ferizaj , ne parkingun e salles se dasmave ,, Fron Pallac “ na ndodhur një vrasje , me te marr informacionin , menjehere ne vendin e ngjarjes kane dalur njesi policore reaguese dhe hetuesit , sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kesaj vrasje eshte nje zyrtar policor , i cili eshte arrestuar , ne lidhje me rastin eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Ferizaj dhe Inspektorati Policor , per informata tjera ju informojme me raport shtese”, tha Reka.
Gazeta ka publikuar ehe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen policia e dasmorët të cilët ishin brenda restaurantit.
Sipas informacioneve, trupi i viktimës akoma gjendet në vendin e ngjarjes.