Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një burrë nga Fushë Kosova, i cili ka raportuar se djali i tij 15-vjeçar ka dalë nga shtëpia qe disa ditë dhe nuk kanë asnjë informacion për të.
I mituri ishte larguar nga shtëpia më 22 janar dhe që prej asaj dite s’dihet asgjë për fatin e tij.
Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.
Si rezultat i denoncimit, janë aktivizuar njësitet policore për gjetjen e 15-vjeçarit, si dhe është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.