Haki Morina, ish-i burgosuri politik, ka përmendur disa emra të shqiptarëve që, sipas tij, kanë qenë pjesë e UDB-së famëkeqe.
Morina ka renditur emrat e personave që ai i akuzon për arrestim, tortura e abuzime çnjerëzore.
Emrat e përmendur nga Morina janë: Ajet Gashi, Ibush Gashi, Millaku (i cili nuk i kujtohet emri i plotë), Xheladin Beqiri, Qazim Mazreku, Mehmet Loci, Mustafa Loka, Demë Muja, Jakup Lonçari, Jakup Hasani, Mehmet Hasku, Istref Sadiku dhe Gani Hajdari.
Në intervistën e tij, Morina ka bërë një përshkrim të veçantë për Gani Hajdarin, duke e cilësuar atë si “më të brutalin” ndër torturuesit. Ai ka theksuar se Hajdari ka qenë një nga drejtuesit e Policisë së Kosovës me gradën kolonel dhe ka ushtruar dhunë të madhe gjatë periudhës së tij si zyrtar.