Një nënë në gjendje të rëndë ekonomike ka shprehur dëshirën e saj për t’ia dhuruar organet humanistit Halil Kastrati, vetëm që fëmijët e saj të shpëtojnë nga varfëria.
“Halil, ti je qarja jem. Halil, kam ardhë me ta dhënë jetën ty. Halil, organet e trupit tem ti din çka bon me to, due me ta jap veshkën, mushkëritë e të gjitha organet e trupit tem, veç qitmi djemtë në selamet,” janë fjalët që nëna ia ka thënë Halilit.
Nëna e dëshpëruar, tek Halil Kastratit, apeloi për ndihmë, duke treguar se fëmijët e saj po përballen me një varfëri të skajshme dhe se kishte frikë se ndonjëri prej tyre mund të bënte veprime ekstreme nga dëshpërimi.
“Ju kanë ngushtu fëmijëve punët, mos po ma mbyt veten naj njanai, nimom Halil. Merre trupin tim, ti njeh doktorë e spitale, thuju kujt t’i hyn punë, jepja edhe zemrën. Unë po i mbylli sytë, veç t’i mbylli duke ditur që fëmijët e mi nuk e kanë atë ngushtim në gjoks,” u shpreh ajo.