Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka.
“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Reka.
Viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu rreth 89 vjeçar.