spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“Ka ardhur koha t’i mbushim sheshet e Evropës me shqiptarë”: Ganimete Musliu reagon pasi Specialja ia vazhdoi paraburgimin Thaçit e Veselit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që ia vazhduan paraburgimin ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Musliu tha se kjo masë ndaj tyre është hap i rëndë dhe i padrejtësive që e bejnë të “fortit.

Ajo ka shtuar se ka ardhur koha qe sheshet e Evropës të mbushen me shqiptarë që kërkojnë lirimin e tyre.

“Paskan marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kjo masë ndaj tyre është edhe një hap i rënd e i papranueshem i padrejtësive që bëjnë të “fortit”. Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës edhe njëherë ti mbushin sheshet Evropës për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur luften çlirimtare.”, ka shkruar Musliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit