Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz, ku u gjet i pajetë brenda makinës së tij 48-vjeçari Lulzim Visha.
Mësohet se ai punonte si postier dhe është gjetur i vrarë brenda makinës së kompanisë së postës private ku punonte. Ngjarja është lajmëruar nga një banor i zonës i cili ka telefonuar policinë. Grupi hetimor ende nuk e di orën me saktësi kur ka ndodhur krimi.
Dyshohet që 48-vjeçari të jetë nxjerrë në pritë. Nga dëshmitë paraprake që janë marrë në vendngjarje, banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna, kjo ka ngritur dyshimet se mund të jetë vrarë me pistoletë me silenciator.
Gjithashtu bëhet me dije se në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.