spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Krimi në Kamëz, vëllai i viktimës vrau Refik Domin në ’97-ën

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Kamzës, ku viktime ka mbetur 48-vjeçari Lulzim Visha.

Ai u gjet i vrarë në makinën që drejtonte, që i përket kompanisë Postman, që dërgon pako në gjithë Shqipërinë. Visha ka qenë duke shkuar në punë, momentin kur ndodhi ngjarja. Aty duken edhe grupi hetimor dhe mjekët ligjorë që po kryejnë ekzaminimin e vendngjarjes.

Mësohet se viktima është vëllai i shtetasit Besnik Visha.  Ky i fundit ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 shtetasin Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

spot_img

Dyshohet se Visha është vrarë si pasojë e hasmërisë të vjetër.

Në 29 qershor 2001 Gjykata e Rrethit Tiranë i ka dhënë atij 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin”, njoftoi policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit