Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është pyetur nga qytetarët se pse djemtë e ish-presidentit, Ibrahim Rugovës, Mendimi dhe Uka nuk janë përfshirë në listën e LDK-së për zgjedhjet e shkurtit.
Gashi ka thënë se kanë pasur pritshmëri që Ukë Rugova t’i bashkohet listës së LDK-së, mirëpo ka theksuar se nuk ka pasur vullnet personal.
“Nuk e di. Ka pasur pritshmëri se do të jetë Ukë Rugova kandidat për deputet, por nuk u kandidu si shkak i vullnetit personal, por mendoj që pjesëmarrja e dikujt prej familjes Rugova do të ishte nder për LDK-në”, ka thënë Gashi.
Megjithatë, Gashi ka theksuar se përfshirja e familjarëve të Rugovës do të ishte nder për LDK-në.
“Do të ishte nder dhe privilegj që t’i ketë në listën e LDK-së. Ata janë në mbështetje të LDK-së”, ka thënë Gashi.