Dragan Shormaz, një ish-aleat partiak i presidentit aktual serb, ka akuzuar Aleksandar Vuçiqin se po bën “lojë” të pistë duke vlerë votat e serbëve në Kosovë, për Listën Serbe.
Shormaz, përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se Vuçiq ka lëshuar para për 5 mijë serbë në Kosovë.
“Bastardi Aleksandar Vuçiq gjithmonë bën lojë të pistë! Tani në mes të fushatës zgjedhore ka lëshuar para për 5,000 serbë në Kosovë dhe kushti për ato para sigurisht që do të jetë që ata të votojnë ‘Listën Serbe’, të cilën e përbëjnë njerëz të dëshmuar për pa aftësi! Ka mbetur të shohim se si do të arrijnë ato para në Kosovë?!”, ka shkruar Shormaz.