spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Media boshnjake zbulon rrjetin: Ai erdhi nga Kosova, as që e imagjinonte se do hakmerrej Vuçiqi!

Media boshnjake “Sportsport” më së miri e ka pasqyruar përmes një shkrimi se si me direktivat e kuzhinës së Beogradit organizohen disa nga Kosova për t’i dërguar fëmijët në Beograd në ndeshjet e basketbollit në kuadër të Euroligës.

Ky organizim bëhet me prapavijë politike dhe direkt nga Beogradi, ku në pankartë ilustrohet harta e Kosovës dhe me simbolet e Serbisë.

Bandat serbe operojnë në një pjesë të Mitrovicës, ku aty janë të përfshirë famëkeqit e Cërvena Zvezdës, “Delija”.

spot_img

Ditëve të fundit iu doli punë edhe me një mësues serb që nuk ka zbatuar urdhrat e tyre!

Ata shtrojnë presionin gjihnjë e më shumë, fakti tjetër shihet edhe një foto provokuese me hartën e Kosovë ku aty është edhe Peroviqi me skandalin e tij.

Aleksandër Vuçiqit, ish zëdhënësi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milosheviqit, ka filluar një hakmarrje për ata që e shajnë, për ata serbë që vet i ka sjellur prej Kosovës në ndeshjen e basketbollit në Beograd, pra që i kanë prej dore.

“Ai erdhi nga Kosova, as që e imagjinonte se do hakmerrej Vuçiqi!”, shkruan media boshnjake.

“Tifozët e Partizanit janë më të zhurmshmit ndaj Vuçiqit dhe nuk kalon asnjë lojë pa brohoritje kundër presidentit serb, sidomos gjatë ndeshjeve të Euroligës.

Dhe duket se Vuçiq dhe njerëzit e tij më besnikë kanë vendosur të marrin masa ndaj të gjithë atyre që e shajnë, qoftë edhe për qytetarët e Kosovës”, shkruan më tej.

Shovenizmi serbë që tenton ilegalisht të bëjë gjëra të pahijshme brenda shtetit të Kosovës, duke shpërndarë bileta, më së miri e ka faktuar media boshnjake.

“Për bileta, një mësues nga Zveçani i Kosovës ka përfituar nga kjo.

Është interesant fakti se vetëm pak ditë pas kthimit në Kosovë, atij iu kërkua menjëherë që të dorëzonte një listë të fëmijëve për të cilët kujdesej në Beograd dhe shumë shpejt u mor vendimi për shkarkimin e tij”, shkruan më tej. 

Ky që u shkarkua, nxënësit e tij e kanë sharë Vuçiqin!

“Është e vështirë të thuhet nëse ndonjë nga fëmijët u përfshi, veçanërisht pasi ata që unë personalisht i drejtova, nga Zveçani, janë më të rinjtë, kryesisht nxënësit e klasës së pestë dhe të gjashtë. Kishte njerëz të tjerë në tribunë që erdhën vetë,” tha një farë Peroviqi.

Drejtoresha e shkollës e ka marrë në pyetje Peroviqin për thirrjet kundër Vuçiqit.

Në fund, mësuesi u shkarkua nga detyra për shkak të pretendimit për shkelje të detyrimeve të punës dhe mosrespektim të disiplinës së punës.

Një nga arsyet pse Peroviq u shkarkua është ndikimi i tifozëve të Cërvena Zvezdës që e rrjetin ilegal në Kosovë dhe ndikimi ndaj drejtoreshës së shkollës.

“Po bëjnë presion ndaj politikanëve, drejtorëve. Dhe është një komunitet i vogël, të gjithë dinë gjithçka.

Dhe tani që disa nga kolegët e mi kanë filluar të nënshkruajnë një peticion në mbështetje time, të njohurit i kanë telefonuar për t’i paralajmëruar dhe kërcënuar se do t’i kënëedhe pa punë”, tha Peroviq.

Peroviq shtoi se nuk ka ndërmend të largohet nga Kosova dhe se ka punësuar një avokat me shpresën se do të kthehet në punë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit