spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

LDK-ja thërret Kurtin për debat me Abdixhikun: Duhet t’i përgjigjet popullit

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të pranojë ftesën e kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abazi, për një debat publik.

Mustafa ka theksuar se ky debat, i cili do të zhvillohej në çdo kohë dhe vend, duhet të fokusohet vetëm në një temë thelbësore: të ardhmen e Kosovës.

“Po iu bëj thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve të Kosovës që t’i bëjnë këtë pyetje Kurtit: Pse nuk iu përgjigj thirrjes së Lumirit për një debat publik? Ky është momenti i duhur për një debat të vërtetë, për të diskutuar se kush do të kujdeset më mirë për të ardhmen e qytetarëve dhe kush ka planet më të mira dhe aftësinë për t’i realizuar ato”, ka deklaruar Mustafa në konferencë për media.

spot_img

Ai ka theksuar se populli i Kosovës meriton një debat të drejtpërdrejtë dhe të qartë për të parë se cilat janë vizionet dhe planet e kandidatëve.

Mustafa ka shtuar se, pavarësisht se ai e dinte përgjigjen, Kurti duhet të përballet me këtë kërkesë për t’u përgjigjur popullit.

“Unë e dijë se përgjigja është e qartë, por Kurti duhet të paktën t’i përgjigjet popullit, dhe ne i bëjmë thirrje edhe njëherë, eja në debat kudo, kurdo. Populli i Kosovës e meriton dhe po e kërkon këtë debat”, ka deklaruar Mustafa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit